Shkrimtari dhe aktori Çun Lajçi ka kritikuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, i cili po kërkon rrëzimin e Albin Kurtit.
Lajçi përmes një postimi në Facebook, shprehet se, e do shumë trimërinë e Haradinajt që e tregoi në luftë, heroizmin e Luanit e t’Shkelzenit.
Ai thotë se, Haradinaj nuk don me pa njeri që di më shumë e punon më ndershëm se ai.
Ai tutje tregon edhe pse nuk i flet Haradinajt.
Postimi i plotë:
Z.Ramush!
Mos me beso, por ta dua trimninë ma shumë se Albinin!
Jo tash, jo, se tash trim jam edhe vet, por dje e pardje kur digjej Kosova!
Trimninë tande, heroizmin e Luanit e t’Shkelzenit e deshta dhe e dua e do ta dua; - ani që nuk të flas e s’kam me t’folë për derisa s’e kthen gurin e kufinit aty ku ishte; - n’Çakorr!
Tani deshta me t’lutë: - A ban me nënshkrua nji peticion, (jo me përmbysë Albinin), po me fundosë urrejtjen tande ndaj tij e t’mirës për Kosovën! Ndaj njeriut që s’punon për vete po për Kosovën!
Të dua Ramush, mbase ma shumë se Albinin, por ti s’don me pa njeri që din ma shumë e punon ma ndershëm se ti! Ndaj mblidhi nënshkrimet e përmbyse, s’parit urrejtjen tande e mos kërko me qenë mbi Kosovën, se të tillët gjithmonë kanë përfundua keq!
Urreje Vuçiqin Ramush, vetëm aq sa e urrenë Albinin, dhe beso se do t’bahet mirë, por vetëm atëherë kur Ti t’jeshë n’ballë t’ushtrisë, jo n’krye t’Qeverisë, se aty keq u dëshmove!