Avni Arifi: Deklarata e presidentit Macron për vizat duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e Kosovës

Aktuale

Avni Arifi: Deklarata e presidentit Macron për vizat duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e Kosovës

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 10:15
Emmanuel Macron dhe Vjosa Osmani

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politike të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

E, për këtë deklaratë të tij, ish-kryenegociatori Avni Arifi ka thënë se duhet të shqetësohen të gjitha institucionet e Kosovës.

“Franca është një ndër vendet kryesore të Bashkimit Evropian bashkë me Gjermaninë, pozicioni i tyre politik duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e Kosovës. Unë kam parë shumë analiza që kjo mund të bëhet, apo nuk mund të bëhet. Natyrisht, që mund të bëhet gjithçka sa i përket Bashkimit Evropian që Franca e sponsorizon. Institucionet e Kosovës duhet ti marrin shumë me seriozitet qëndrimet e liderëve evropianë.

Franca është ndër shtetet që e ka ndihmuar Kosovën, kanë marrë pjesë në bombardime dhe është shteti i pestë që e ka njohur Kosovën dhe kritikat që vijnë nga Franca meritojnë një reagim më diplomatik dhe një reagim më miqësor se sa çfarë ishte reagimi nga Kosova”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat