Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Osmani, theksoi se është përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e demokracisë.
“Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e shtyllave të demokracisë”.
“Falënderoj për diskutimet përmbajtësore Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ajo.