Dodë Gjergji: Nënë Tereza është pasuruar shpirtërisht derisa ka ndihmuar njerëzit e varfër

Aktuale

Dodë Gjergji: Nënë Tereza është pasuruar shpirtërisht derisa ka ndihmuar njerëzit e varfër

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 15:19
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji

Është kremtuar në Prishtinë mesha solemne e ditës së festës së Shën Terezës, në të cilën u kujtuan veprat e humanistes shqiptare.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, dha mesazhe për paqe derisa përmendi kontributin e Nënë Terezës për të ndihmuar njerëzit e varfër.

Ai e quajti atë “Nëna e botës”.

“Nënë Tereza në gjithë jetën e saj është përpjekur që të jetë e përvuajtur deri sa i ka dhënë një gotë ujë të varfëritë atë gjë e ka bërë me përvujtërinë më të madhe të njeriut... Ajo u bë zëri më i famshëm dhe më i fuqishëm në shekullin XX, pse, sepse nuk pati frikë se do ta gjykonin të tjerët as se do të humbtë mbështetjen, se nuk do të merrte ndonjë ‘like’ siç e quajmë tani, ajo thjeshte vazhdojë t’i këndonte himnin e dashurisë me poemën e dashurisë që kishte mësuar nga libri i shenjtë. E gëzimin e zemrës së saj, lumturinë e gëzimit të vet e shprehte me këto fjalë të bukura lum ata që janë të varfër në shpirt, ose i dëshmonte ato fjalë të bukura nëse i jep një gotë ujë atyre, të vegjëlve me ke dhënë mua dhe ishte e bindur se çdo vepër e saj ishte për Krishtin, dhe çdo buzëqeshje e të varfërve është dhuratë për të” tha Dodë Gjergji.

Po ashtu, Dodë Gjergji u shpreh se kërkesa e Nënës Terezës ishte lutja për njerëzit e varfër edhe kur ajo nuk është më.

“Ajo kishte vetëm një kërkesë, ‘lutuni për fukaratë e mi, e le të lutemi ne bashkë me të për të gjithë të varfëritë e botës, për të gjithë njerëzit që kanë nevojë për një gotë ujë e nuk ka kush ju jep, që kanë nevojë për një copë bukë e nuk e gjejnë , që kanë nevojë për pak dashuri e nuk e kanë, që kanë nevojë për mua e unë i braktisë” shtoi Gjergji.

5 shtatori shënon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës misioni i së cilës ishte jeta në shërbim të të tjerëve.

Shtatë vjet më parë Papa Françesku vendosë të shenjtërojë murgeshën katolike me prejardhje shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat