Presidentja Vjosa Osmani përmes një fotografie në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur qytetarët.
Kjo foto u realizua nga qyteti i Beratit të Shqipërisë, përcjell “Bota sot”.
“Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë”, u shpreh ajo.
Postimi i plotë
Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve!
Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve.
Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë.