Osmani: Porti i Durrësit kursen kohën dhe koston

Aktuale

Osmani: Porti i Durrësit kursen kohën dhe koston

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 20:17
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në qytetin e Durrësit, në kuadër të vizitës shtetërore që po zhvillon në Shqipëri.

Bashkë me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, Osmani ka vizituar Pikën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, me ç`rast kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu dhe homologun e tij nga Shqipëria, Genti Gazheli.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka theksuar rëndësinë e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare, duke thënë se kursen kohën dhe koston, sikurse edhe e lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

“Ndërkaq të dy drejtorët e doganave kanë prezantuar bilancin e shkarkimit të mallërave nga Kosova në këtë Port dhe mundësive për përdorim më të shumtë të tij në këtë funksion”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore që po zhvillon në Shqipëri, ka qëndruar në qytetin e Durrësit.

Në një takim me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është diskutuar për sezonin turistik, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me komunat e Kosovës.

Më pas, Presidentja Osmani dhe kryetarja Sako kanë vizituar Pikën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, me ç`rast kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu dhe homologun e tij nga Shqipëria, Genti Gazheli.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare.

Sipas saj, Kjo Zyrë kursen kohën dhe koston, sikurse edhe e lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkaq të dy drejtorët e doganave kanë prezantuar bilancin e shkarkimit të mallërave nga Kosova në këtë Port dhe mundësive për përdorim më të shumtë të tij në këtë funksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat