Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ironizuar me “Rrugën e Re”, të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po prezantohet nga kryetari i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku.
Ai përmes një fotografie e cilësoi këtë rrugë si ”të gabuar“.
”Urime LDK-së! Uroj që ka ndonjë kontroll rrugës para se me marrë n’qaf naj njeri n’udhë të drejt“, ka ironizuar Basha.
Kujtojmë, se sot Lumir Abdixhiku mblodhi LDK-në për prezantimin e "Rrugës së re".