Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të themelohet përderisa Serbia nuk ka raporte normale me Kosovën.
Në emisionin Rubikon ai ka theksuar se Serbia po e lufton çdo moment subjektivitetin e Kosovës.
“Problemi është që tashmë as Serbia nuk është e interesuar më për Asociacionin sepse në momentin kur Serbia nuk po e zbaton planin franko-gjerman dhe aneksin, ajo nuk është e gatshme për Asociacionin. Asociacioni nuk mund të bëhet derisa nuk ke raporte normale me Serbinë”, ka thënë Raci.
Sipas tij, përderisa Serbia hyn me bandat e saj në territor të Kosovës, kjo e fundit nuk mund të themelojë një asociacion të tillë.
“Serbia çdo moment e lufton subjektivitetin e Kosovës. Nuk mund t’i lejojmë Asociacion. Ne duhemi t’i definojmë marrëdhëniet bilaterale që kemi me Serbinë”, ka shtuar ai.
Tutje, ai ka theksuar se nuk mund të themelohet një Asociacion i tillë në këto kushte që Serbia e lufton Kosovën në çdo sekondë të ekzistencës.