Në Malishevë ka vdekur një grua në mënyrë tragjike pas një trajtimi që mori në një ordinancë private stomatologjike.
Kjo sipas ish- ministrit ka qenë për shkak të mungesës së inspektorëve.
E për këtë vdekje, Armend Zemaj tha se nuk e mori askush përgjegjësinë.
“Pjesa e mbikëqyrjes ka qenë evidente, mungesë afatgjate e rritjes së numrit të inspektorëve, në këto tri vite vetëm tani ka dalë një konkurs për lëvizje dhe është e cunguar, është jo në konfrom ligjeve dhe është trajtuar edhe nga ne, dhe nga mediat. Përgjegjësia për të cilat kanë dalë, mbetet akoma peng, ose mbetet pezull i një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë dhe asgjë tutje, sikurse kishte me raste tjera në vitet e kaluara”, tha ai.