Pretendimi i korrespodentes së Kyiv Post: Mund të ketë tensione të reja Kosovë-Serbi

Aktuale

Pretendimi i korrespodentes së Kyiv Post: Mund të ketë tensione të reja Kosovë-Serbi

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:06
Korrespodentja e Kyiv Post, Ivana Stradner

Korrespodentja e Kyiv Post, Ivana Stradner, ka shkruar në llogarinë e saj në platformën “X” duke pretenduar se së shpejti mund të ketë përshkallëzime të reja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Stradner ka thënë se një gjë të tillë tashmë e kanë bërë të ditur mediat në Serbi, ndërkohë që Rusia sipas saj po i rregullon kushtet e informimit.

Ajo tutje ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë, BE dhe NATO do të reagojnë në rrjete sociale për të treguar se sa të shqetësuar janë.

“NATO dhe BE do të lëshojnë një postim tjetër në Twitter për të thënë se sa të shqetësuar janë”, ka shkruar ajo.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat