Zëvendësministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani ka reaguar pas publikimit të lajmit se mediumi Klan Kosova ka përfituar 1 milion e 300 mijë euro nga Vala.
Përmes një postimi në Facebook, Zogiani thotë se, Telekomi i ka dhanë para bizneseve të Devollëve, kurse në kohën e njëjtë Devollët e kanë çuar Telekomin në Arbitrazh për 33 milionë euro.
Ai pyet se a mund të jetë një indikator se edhe Arbitrazhi ka qenë marrëveshje e fshehtë për zhvatje, sipas tij, mes këtij grupi dhe Telekomit të asaj kohe.
Postimi i plotë:
Pra, Telekomi jep para për bizneset e Devollëve, në të njëjtën kohë që Devollët çojnë Telekomin në arbitrazh për 33 milionë euro!
A mund të jetë ky një indikator se edhe arbitrazhi ka qenë një marrëveshje e fshehtë për zhvatje mes këtij grupi dhe Telekomit të asaj kohe?! Sepse nuk ka kuptim ndryshe!