Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qëndruar në Bruksel ku është takuar me emisarin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në Twitter, Bislimi ka shkruar se Kosova mbetet palë konstruktive në dialog.
“Bisedime mbi procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
“Kosova mbetet konstruktive dhe insiston që të sigurohet barazi e plotë mes palëve në dialog”.
“Marrëveshja bazike duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesa. Plani fer dhe i sekuencuar me ekuilibër është krucial”.
Talks on the dialogue process today ahead of next week high level meeting. 🇽🇰 remains constructive & insists on ensuring full equality of parties in the dialogue. The Basic Agrmt should be implemented in its entirety & without delay. Fair & balanced sequencing plan is crucial. pic.twitter.com/9qsXZGxCAd
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 6, 2023
Kurse emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kanë diskutuar rreth përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet javën e ardhshme.
“Faleminderit zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.