Ambasadorja amerikane në NATO reagon pas takimit me Presidenten Osmani

Aktuale

Ambasadorja amerikane në NATO reagon pas takimit me Presidenten Osmani

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 06:46
Presidentja Vjosa Osman dhe Julianne Smith, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Julianne Smith, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.

Smith ka thënë se SHBA-ja vazhdon ta mbështesë avancimin, stabiltietin dhe prosperiteti në Kosovë.

E ritheksova se  do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Osmani ka qëndruar në selinë e NATO’s, ku ka pasur edhe një adresim për audiencën e Kosovës.

Ajo përmendi edhe veriun e Kosovës dhe çështjen e sigurisë për shkak të grupeve kriminale, por u shpreh se do të punohet me aleatët që të zgjidhet kjo çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat