Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka bërë të ditur se ka ushtuar padi për shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deliu Kodra ka sqaruar se këtë e ka bërë pasi pa deklaratave që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëri dy ditë më parë në një studio televizive.
Haxhiu tha se Deliu-kodra përkundër që s’kishte marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, është kompensuar për to me 2351 euro.
“Zoja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret”, kishte thënë ndër të tjera Ministrja Haxhiu.
E deputetja e PDK-së ka thënë se “tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon”.
“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.
Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti.
Shihemi në gjykatë, Albulenë!”, ka shkruar në kundërpërgjigjen e saj deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-kodra.