Shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla i ka thënë KosovaPress-it, se nuk ka shtyrje të vendimit.
Ai përmes telefonit u shpreh se nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit dhe se në lidhje me këtë çështje do të njoftohemi me kohë.
Syla: Nuk ka ndonjë ndryshim
"Nuk ka ndonjë ndryshim, nëse ka ndryshime do të njoftoheni në kohë", tha ai.
Në objektin kryesor të strukturave paralele në Mitrovicën e Veriut, situata vazhdon të jetë e qetë.
Punëtorë të këtyre strukturave po qëndrojnë brenda objektit.
Deri më tani, ani pse ka përfunduar afati për lirimin e objektit, nuk janë parë pjesëtarë të forcave policore.
Ndërkaq, pranë objektit po qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it.
Ndryshe, sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së Veriut, u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.
Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.