Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar Kosovën për mundësinë e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
Rohde tha se ky vendim shënon fillimin e një rrugëtimi emocionues për organizatorët
“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030! Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale”, ka shkruar ai në X.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur triumf të jashtëzakonshëm organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë.
Përmes një statusi në Facebook, Osmani e ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e angazhuara për këtë, siç e ka quajtur ajo, arritje të Kosovës.