​Delegatët e Italisë vizitojnë KFOR-in

Aktuale

​Delegatët e Italisë vizitojnë KFOR-in

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 13:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Delegatët e Komisionit Parlamentar të Jashtëm dhe Mbrojtjes të Italisë nga Senati dhe Dhoma e Deputetëve, vizituan kontingjentin italian të NATO-s në Kosovë.

Ky delegacion italian i udhëhequr nga Stefania Craxi, ka nderuar punën që po bëjnë ushtarët italian në vendin tonë.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së Italisë në Kosovë, gjatë vizitës së tyre, ata u takuan me ambasadorin De Riu, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat