Dy ditë më parë, në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri publike një kërkesë.
Sipas tij, duhen konsultime të qenësishme në lidhje me dërgimin e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës në veri.
Deklaratën e Stoltenbergut është publikuar edhe në uebfaqen e NATO-s.
“Ne presim konsultim me kohë dhe kuptimplotë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë.” – citohet Stoltenberg në uebfaqen e NATO-s.