Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar intervistën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për gazetën serbe “Danas”.
Në këtë intervistë Bislimi e ka pranuar se mungesa e njohës formale në Marrëveshjen e Ohrit ka qenë një lëshim.
Kjo e ka nervozuar Berishën, i cili ka thënë se Bislimi është një rrugaç i Qeverisë.
“Rrugaçi i qeverisë, Besnik Bislimi për Marrëveshjen Bazike me Serbinë paska thënë: E kuptojmë që njohja formale s’është aty, ky është lëshim i madh i Kosovës! E kush e paska bë këtë lëshim të madhë në dëm të Kosovës, a bën me tregu ky ose ndonjëri nga trushpërlarët e tyre, që ju shkojn mbrapa këtyre, si delet pas bariut? Dëmin që po ja bëjn Kosovës regjimi aktual, e që po e pranojn edhe vetë, do ta vuajn shumë gjenerata, po jo edhe “gërnaqat” e Valon Sylës që hanë… çdo ditë!”, ka shkruar Berisha.