Sinani: Shqiptarët po rikthehen në Mitrovicën e Veriut

Aktuale

Sinani: Shqiptarët po rikthehen në Mitrovicën e Veriut

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:53
Profesori Arsim Sinani

Profesori Arsim Sinani, e cilësoi një lajm ngazëllues rikthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, profçdo shqiptar duhet të gëzohet në lidhje me lajmin e rikthimit të shqiptarëve dhe rindërtimit të banesave të tyre në veri të mitrovicës.

Ai theksoi se ka marrë fund koha kur në këtë zonë pronat e shqiptarëve detyroheshin të shiteshin me dhunë nga pala serbe.

Sinani tha se ky është një tregues mjaft i qartë se Republika e Kosovës po e shtrin sovranitetin e saj në veri të vendit.

“Tani patëm një lajm shumë  të mirë që mendoj se opinioni duhet të ngazëllehet, është çështje e fillimit të ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës, duhet të themi se Serbia me aleatët e saj evropianë e mbajtën Mitrovicën ashtu si e mbajtën, duhet të rikujtojmë rolin negativ të Francës dhe kishim një shitje të pronave të shqiptarëve në mënyrë të dhunshme. Fillimi i rikthimit të shqiptarëve në veri të Mitrovicës mendoj se është një lajm i mirë dhe duhet të përshëndetet”- tha Sinani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat