“BE në anën e Serbisë”, zbardhen prapaskenat: Ja çfarë pritet të ndodhë në takimin Kurti-Vuçiq

Aktuale

“BE në anën e Serbisë”, zbardhen prapaskenat: Ja çfarë pritet të ndodhë në takimin Kurti-Vuçiq

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:52
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillohet më 14 shtator në Bruksel.

I ftuar në Euronews Albania analisti Nikollë Berishaj ka analizuar pritshmëritë e dialogut dhe çfarë mund të ndodhë në takimin e parë pas tensionimit të situatës në Veri.

Berishaj nënvizoi se palët duhet të trajtohen si të barabarta. Ai gjithashtu theksoi se pritshmëritë e këtij takimi nuk janë shumë të mëdha pasi pala serbe kërkon të blejë kohë dhe të dialogojë pa implementuar marrëveshjet.

“Është koha e fundit që palët  të merren të barabarta në dialog sepse marrëveshja sa për t’u ulur bashkë dhe për të biseduar diçka pa kurrëfarë implementimi në terren nuk do të thotë asgjë. Praktikisht ajo çfarë po bën Serbia sot është se po blen kohë, po vazhdon gjoja me idenë të dialogojmë mirëpo implementimin nuk do ta bëjë. Shumë mirë  që z. Bislimi tha që duhet të bëhet diçka në atë drejtim por presim, nuk besoj se do të bëhet një kthesë aq e madhe sa të fillojë edhe të ndëshkohet Serbia e jo të ndëshkohet Kosova për qëndrimet e veta, që janë për mua plotësisht normale”- tha Berishaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat