Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Anna Lindh e cila ishte goditur me thikë për vdekje nga një ekstremist me origjinë serbe, gjatë kohës sa Lindh ishte ministre e jashtme e Suedisë.
Si kryediplomate e Suedisë, Lindh kishte mbështetur intervenimin e NATO’s, për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Ballkan, përfshirë edhe në Kosovë.
Atë të hënën e ka përkujtuar kryeministri Albin Kurti, teksa thotë se shërbimi publik demokratik nuk duhet të kushtojë me jetë.
On the 20th anniversary of her tragic death, we remember Anna Lindh, Sweden's fmr foreign affairs minister. She was fatally stabbed by an extremist of Serbian origin because of her support for the NATO intervention in the Balkans. Democratic public service should not cost lives. pic.twitter.com/11Ac1T4g1M
— Albin Kurti (@albinkurti) September 11, 2023
”Në 20-vjetorin e vdekjes së saj tragjike, kujtojmë Anna Lindh, Ministre e Punëve të Jashtme të Fmr të Suedisë. Ajo u godit për vdekje me thikë nga një ekstremist me origjinë serbe për shkak të mbështetjes së saj për ndërhyrjen e NATO-s në Ballkan. Shërbimi publik demokratik nuk duhet të kushtojë jetë”, ka shkruar Kurti në Twitter.