Aleanca e të Rinjve të Kosovës, ka ndezur qirinj në kujtim të viktimave nga sulmi terrorist në ShBA në shtatorin e vitit 2001.
Kështu kanë bërë të ditur të rinjtë e AAK-së përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Kosova i kujton gjithmonë!
Si në çdo përvjetor të tragjedisë së 11 Shtatorit 2001, pas sulmeve terroriste në ShBA, me dhimbje i kujtojmë viktimat dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan.
I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit!”, thuhet në njoftimin e të rinjve të AAK-së.