Pal Lekaj paralajmëron: AAK më nuk do ta votojë asnjë ligj

Aktuale

Pal Lekaj paralajmëron: AAK më nuk do ta votojë asnjë ligj

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 21:31
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha në “Pressing” se partia e tij ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë ligj e asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Ky vendim ka ardhë, për siç tha ai, për qëndrimin e mazhorancës karshi opozitës.

“Ky qëndrim i tyre ndaj opozitës ka ardhë deri në një vendim i yni që në të vertëtë në sesionin vjeshtor fare të mos votojmë asnjë ligj, e as marrëveshje ndërkombëtare”, tha Lekaj.

“Nuk do të votojmë asnjë ligj”, ripërsëriti ai.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha po ashtu tha në Pressing se as PDK “nuk do të votojë asgjë”.

Të pyetur nëse edhe LDK-ja e ka këtë qëndrim, deputeti Lekaj tha:

“LDK-ja ka qëndrim ndryshe, ata do t’i votojnë disa ligje, nuk kanë ndonjë qëndrim ta bojkotojnë parlamentin deri më sot”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat