Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se sikur institucionet e Kosovës po ashtu edhe ato të Serbisë nuk kanë vullnet politikë dhe as gatishmëri për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Dreshaj i bëri këto komente në konferencën për media.
Dreshaj: Të dy palët kanë hezitime në raport me implementimin e asociacionit
“Sa i përket vullnetit politik lidhur me implementimin e asociacionit, unë mendojë që të dy palët kanë hezitime në raport me implementimin e asociacionit, pra do të thotë se vullneti politik dhe gatishmëria ende nuk po shihet që është në as njërën anë”, ka thënë ai.
Dreshaj në konferencë për media që e thirri lidhur me situatën në shëndetësi, tha se përkundër buxhetit të dyfishuar vazhdon një situatë e ngjashme me problemet e njëjta dhe skandale të njëpasnjëshme.
Dreshaj: Shërbime cilësore në shëndetësi, vazhdojnë të mbesin premtime
“Premtimet e dhëna më herët lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi, ende vazhdojnë që të mbesin premtime, pra nuk kemi asnjë veprim konkret. Vazhdojnë problemet me ikjen e personelit si mjekësor, ashtu edhe infermieror, vazhdon problemi me listën ecenciuale, pra nuk kemi barna në mënyrë kontiuale për 365 ditë, vazhdon problemi me listën e pritjes, si në procedura diagnostike, ashtu edhe në procedura terapeotike. Bie fjala në Klinikën e Ortopedisë, ka pacient që presin deri në 4 vite për protezë të gjurit, ose shërbimet që i kemi promovuar si bie fjala për stroksenter, vazhdon të jetë shërbim 4 orë në vend të 24 orëve, që është shumë e pa mjaftuar dhe rrezikon që të humbim intervalin e suksesshëm“, tha ai.
Dreshaj tha se edhe ligjet e premtuara që janë shtylla për një shëndetësi të sigurt dhe efikase, vazhdojnë të mbesin të parealizuara në rajon, derisa shtoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk i kemi sigurimet shëndetësore.
Dreshaj: Të largohen eksperimentet dhe improvizimet e shumta që kanë qenë deri më sot
“Po ka dalje nga kjo situatë, shëndetësia duhet të jetë prioritet buxhetor dhe menaxherial, madje prioritet kombëtar me strategji të aleancës, duhet të vijnë në pushtet personat kompententë në vendimmarrje, duhet të vijnë personat me kompetencë dhe që japin përgjegjësi për veprimet e veta. Politika duhet t’i mbështes këto veprime e jo t’i bëj pengesa përmes nominimit të personave të padëshmuar, të bëhet një ndarje strikte ndërpmjet sektorit publik dhe atij privat, urgjent të sillen sigurimet shëndetësore dhe të largohen eksperimentet dhe improvizimet e shumta që kanë qenë deri më sot“, tha ai, duke shtuar se eksperimentet e padëshmuara janë një aventurë, e cila çdoherë rezulton me dështim.