Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka hedhur kritika kundrejtë kryeministrit, Albin Kurti pasi sipas saj, Kurti po ndërhynë në zgjedhjet e brendshme parlamentare në Evropë, e nuk po angazhohet për largimin e sanksioneve që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.
Çitaku madje e ka cilësuar sjelljen e Kurtit të papërgjegjshme, e që sipas saj, po e vuan Kosova.
“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.
Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjëshme po e paguan Kosova”, ka shkruar Çitaku.