Bastisja nga EULEX-i, reagon Familja Fazliu

Aktuale

Bastisja nga EULEX-i, reagon Familja Fazliu

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:39
Fahri F. Fazliu

Familja Fazliu është deklaruar lidhur me bastisjet që po kryen EULEX-i në banesën e dëshmorëve, Bahri e Fahri Fazliu në Kodrën e Diellit në Prishtinë.

Fahri F. Fazliu, nipi i dëshmorëve ka thënë për media se nuk i dinë arsyet e kësaj bastisje të cilat kanë filluar që nga ora 7 e mëngjesit.

Ai tha se në banesë janë tre anëtarë të familjes të cilët nuk po lejohen me dal, ndërsa vetëm motra e Fahri Fazliut është lejuar të largohet nga shtëpia për të shkuar në punë.

Media ka dërguar pyetje edhe në EULEX dhe Dhomat e Specializuara për të ditur arsyen e kësaj bastisje, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat