Analisti Mazllum Baraliu duke folur për takimin e radhës Kurti-Vuçiq ka thënë se deklarata e Vuçiqit konsiston që temë e takimit do të jetë siguria dhe forcimi i sigurisë në veri.
Sipas tij kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe BE-ja po vazhdon me huqjet e tij edhe politike dhe orientimet strategjike.
Baraliu në emisionin “Raport”, në Kanal 10 tha që temë kryesore e takimit do të duhej të ishte avancimi i dialogut por që nëse fillon nga kinse siguria e sërbeve siç thotë Vuçiqi atëherë qeveria nuk do duhej të pranonte që temë kryesore e takimi të ishte kjo temë artificiale siç e ka quajtur ai situatën në veri.
Tutje Baraliu tha që dialogu duhet të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani.