Qeveria e Kosovës ka ndarë 4200 euro për të mbuluar shpenzimet për transportimin e kufomës së argjentinases, María Clara Urdangaray që vdiq në Fushë Kosovë pak javë më parë.
Dyshohet se 27 vjeçarja është shtyer qëllimshëm nga i dashuri i saj, Endrit Nika.
Zëvëndësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se avokatja e familjes argjentinase ka bërë kërkesën me 1 shtator dhe se ky vendim është human në pamundësinë financiare të familjes.
Mjetet e ndara janë nga buxheti i ministrisë së Drejtësisë.