Hoti për takimin Kurti-Vuçiq: Negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në vilat e Titos në Ohër

Aktuale

Hoti për takimin Kurti-Vuçiq: Negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në vilat e Titos në Ohër

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 17:15
Avdullah Hoti

Takim e 14 shtatorit në Bruksel në mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidenti i serb, Aleksandër Vuçiq, e ka komentuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se nuk duhet pasur pritshmëri të mëdha për këtë takim, pasi sipas tij të enjën në Buksel do të negociohet vetëm zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 18 mars të këtij viti, në vilat e  ish-udhëheqësit jugosllav, Josip Broz Tito.

“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në vilat e Titos në Ohër.

Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, ka shkruar Hoti në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat