Alibia që përdorën dy kontrollorët e përfshirë në incidentin me avionët, se ata kishin probleme shëndetësore jo vetëm që u hodh poshtë, por vuri në konflikt dy institucionet.
Deri sa raportet e hartuara nga ASHNA-a u morën si të mirëqena deklaratat e dy kontrolloreve se kishin probleme shëndetësore, shtyri Autoritetin e Aviacionit Cili që të kërkojë mendimin e mjekut të autoritet.
Opinioni i mjekut, Driton Avdiu i cili erdhi pas analizimit të raporteve mjekësore por edhe kontrolleve të dy kontrollorëve, rezultoi se ata nuk po e thonin të vërtetën. Avdiu i cili është mjek vlerësues i autorizuar në kuadër të ACC dha mendimin e tij më 18 mars 2023.
Andaj ky raport vlerëson se kishte mospërputhje midis opinionit mjekësor të dhënë nga AMA (Lartësia Minimale e Zonës) dhe deklaratave të Kontrollorit 1 dhe 2, gjë që sipas tyre ka çuar në mungesën e “Just Culture” në të gjithë organizatën, që në përkthimin bukfal në shqip i bie të jetë kulturë e keqe e raportimit.
Sidoqoftë, Drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës në atë kohë, Bujar Ejupi dhe Drejtor i Departamentit të Navigimit Ajror në Autoritetin e Aviacionit Civil, Arian Ismaili u përfshinë në një konflikt në distancë për çështjen shëndetësore të kontrollorëve, por edhe për revokimin e licencave të tyre.
Kjo pasi rekomandimi ishte i qartë se të dy kontrollorëve duhet t’i revokohen dhe suspendohet licencat e punës.
Gjithçka dukej në rregull në e-malin e parë, kur Arianit Islami dërgoi raportin e hetimit dhe bazuar në vendim kërkoi suspendimin për licencat e kontrolloreve. Ejupi pranoi suspendimin, por kërkonte përmirësime në raportin e hetimeve për faktin se kishte dyshime se nuk ishin marrë parasysh opinionet e mjekut dhe të ekspertëve të tjerë brenda AAC.
Por Islami i ishte shmangur përgjigjes duke theksuar se raporti u hartua nga Departamentit për Shërbimet e Navigimit Ajror është përpiluar nga inspektorët përgjegjës për mbikëqyrjen e ASHNA-s dhe shërben për implementimin e rekomandimeve nga ASHNA.
Ndërsa kishte theksuar se sa i përket suspendimit të licencave është në përgjegjësin e ZDP që të lëshojë një vendim. Por një ditë pas përfundimit të raportit, të dy kontrollorët u kthyen në punë.
“Pas konsultimit me menaxherin e DATS dhe duke u referuar në raportin tuaj të hetimit, kontrollorët e përfshirë në rastin e incidentit, po i kthejmë në detyrë në njësinë e kullës, ndërsa për fillimin e trajnimit për njësinë ‘Approach’ po presim vendimin e drejtorit të AAC”, thuhet në e-mailin e menaxherit për cilësi dhe siguri në AAC drejtuar, Arianit Islamit.
Ky fakt nxiti reagimin e ish-drejtorit të Aviacionit, Ejupi, i cili shfaqi habinë e tij se përse u ishte rekomanduar kthimi në njësi TwR të dy kontrollorëve, ani pse ishte rekomanduar suspendimi i tyre.
Arsyetimi i Islamit ishte se hetimi kishte konstatuar se gabimi ishte njerëzor dhe se nuk kishte rekomanduar suspendimin e gradimeve për kullë.
Dhe pas një muaj lufte online, dy drejtorët nuk po arrinin të gjeni një gjuhë të përbashkët për suspendimin e licencave të dy kontrollorëve që po vazhdonin punën normalisht tek kulla, ka reaguar edhe këshilltarja Ligjore për Çështje të Aviacionit.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, Nora Bakalli e cila ka kërkuar saktësisht nga Islami që të tregonte e ku duhet të bazohet vendimi për heqjen e licencave vetëm për radar, pasi një gjë e tillë nuk e lejonte rregullorja e ACC.
Islami do të përgjigjej kësaj radhe duke theksuar se në cilën procedurë duhet suspenduar përkohësisht licenca e kontrollorit të trafikut ajror.
I menjëhershëm që reagimi edhe i Bakallit, e cila ka ritheksuar se një procedurë e tillë është dashur të theksohet që në e-mailin e parë, e jo të krijojë probleme operacionale dhe potencialisht rrezikimin e sigurisë se aviacionit.
Dhe si përfundim, pas më shumë se një muaj nga incidenti, licencat e dy kontrollorëve u suspenduan. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës, ka emëruar pak javë më parë në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil, Arianit Islamin.