Borrell jep detaje për takimin trepalësh, tregon çka refuzoi Kurti e çka pranoi Vuçiq

Aktuale

Borrell jep detaje për takimin trepalësh, tregon çka refuzoi Kurti e çka pranoi Vuçiq

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 10:13 më 14.09.2023
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell

Kurti nis takimin me diplomatët evropianë

Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka njoftuar se takimi i diplomatëve evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, me Vuçiqin ka nisur në orën 9:00, ndërsa me Kurtin filloi në orën 10:00.

Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Image

Nisin takimet në Bruksel

Ka nisur takimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Bëhet e ditur se Borrelli ka pritur Vuçiqin para takimit.

Sipas njoftimit të BE-së, pas takimit me Vuçiqin, të dy diplomatët evropianë do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trelateral.

Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media për të dhënë detaje për takimet. 

Vuçiqi arrin për takimin me Borrellin dhe Lajçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në vendin ku do ta mbajë takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrellin, dhe të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Borrelli dhe Lajçaku, fillimisht do të mbajnë takim me Vuçiqin, ndërsa më pas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 10:00.

Ndërkohë, sipas njoftimit të BE-së, takimi trilateral do të zhvillohet nga ora 11:00.

Borrelli dhe Lajçaku fillimisht takojnë Vuçiqin, pastaj Kurtin

Sot në Bruksel zhvillohen takimet e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Është paralajmëruar që takimet të nisin prej orës 09:00 të mëngjesit.

Media mëson se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së pari takojnë Vuçiqin dhe pastaj Kurtin.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimi Borrell-Lajçak-Vuçiq zhvillohet prej orës 9:00.

Prej orës 10:00 nis takimi Borrell-Lajçak-Kurti, ndërsa në orën 11:00 është paraparë që të zhvillohet takimi trelateral.

Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.

Takimi Kurti – Vuçiq dhe tensionet në veri, Feilcke: Dalja nga kjo situatë është urgjente për Kosovën

Adelheid Feilcke, shefe e Programit për Evropën në Deutsche Welle, në një intervistë “Përballje” ku ka folur për dialogun e Kosovë-Serbi, tensionet në pjesën veriore të vendit si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Njohësja e çështjeve të Ballkanit ka folur edhe për takimin që do të mbahet të enjten e 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çka ka thënë se kjo është një javë e rëndësishme sidomos për Kosovën.

“Është një javë e rëndësishme për Kosovën veçanërisht, sepse për Serbinë tema e Kosovës nuk e ka atë prioritetin siç e ka për ju kosovarët dhe për zhvillimin e Kosovës. Kjo dis-balancë mes të dyja vendeve gjithmonë nga jashtë, nga Gjermania kur shikohet është shumë e qartë sepse Kosova është një çështje e rëndësishme për Serbinë, por për Serbinë ka edhe probleme të tjera

Për Kosovën, zhvillimet dhe akordimi i politikës me faktorët ndërkombëtarë në zgjidhjen e problemit me Serbinë janë vendimtare dhe çështje kyçe, veçanërisht këtë kohë kur janë vendosur sanksione dhe masa të veçanta ndaj Kosovës. Pra, pritjet për të dalë nga ky konflikt janë mëse urgjente për Kosovën e cila gjendet në këtë situatë”, kishte deklaruar Feilcke.

Takimi Kurti-Vuçqi, përballje në kohë tensionesh

Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka njoftuar se takimet nisin nga ora 09:00.

Fillimisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, presin njërin përfaqësues, pastaj tjetrin.

Takimi trepalësh do të mbahet më vonë gjatë ditës dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti dhe Vuçiq, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, do të diskutojnë edhe për “çështjet aktuale”.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje që t'i marrin seriozisht obligimet e tyre.

Përballje në kohë tensionesh

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku jetojnë rreth 50.000 serbë dhe përbëjnë shumicën lokale.

Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë - nën përcjelljen e policisë - në zyrat e komunave në veri.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme - më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur.

Duke e bërë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar, Bashkimi Evropian ka kërkuar prej saj që t’i ulë tensionet duke i pezulluar operacionet policore në veri, duke i zhvendosur kryetarët e komunave në zyra alternative dhe duke shpallur zgjedhje të reja.

Deri më tash, Qeveria e Kosovës ka përgjysmuar praninë e njësive policore në ndërtesat komunale në veri dhe ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Për këtë qëllim, ajo ka nxjerrë edhe një udhëzim administrativ, por që, sipas njohësve të çështjeve zgjedhore, ai vështirë se çon në proces të ri zgjedhor.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në veri, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.

Por, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se një veprim i tillë është “kërkesë vetëm e Beogradit”.

Tensionet në veri e kanë bërë Kosovën subjekt të masave ndëshkuese edhe nga BE-ja, edhe nga SHBA-ja, pasi e kanë fajësuar për moskoordinimin e veprimeve me to.

Mbi 12 vjet dialog

Kosova - e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 - dhe Serbia - që vazhdon ta kundërshtojë atë - janë të angazhuara në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, bisedimet kanë nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar pastaj në nivel politik.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje - nga lëvizja e lirë deri te çështja e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99 - por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Bashkimi Evropian kërkon vazhdimisht nga to që të zbatojnë gjithçka të dakorduar.
Normalizimi i marrëdhënieve, njëherësh, është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE vitin e kaluar, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë muajin e kaluar se BE-ja do të mund të pranojë vende të reja anëtare deri në vitin 2030, por se ato “nuk duhet të importojnë konflikte nga e kaluara”./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat