Gjykata Speciale së fundi është aktivizuar në terren. Pjesëtarët e saj në asistencë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë kryer disa bastisje nëpër rajone të ndryshme duke ftuar edhe ish luftëtarët e UÇK-së për tu intervistuar në bazën e tyre në Fushë Kosovë.
Të dielën është ndaluar për disa orë ish-deputeti Nait Hasani të cilit raportohet se i është konfiskuar telefoni mobil.
Të martën u ndalua edhe ish komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa- Remi të cilit po ashtu i është konfiskuar telefoni.
Konfiskim të telefonave ka pasur edhe të disa ish pjesëtarë të UÇK-së.
Rikujtojmë se edhe sot Gjykata Speciale ka nisur ditën me bastisje.
Shtëpia që po bastiset në këto momente është e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.