Deputeti Haki Abazi ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz, për paraqitjen në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ai tha se i gjithë populli e kritikoi Rita Orën që e përdori një flamur, derisa përmendi ministren Gërvalla që disa herë ka gabuar flamujt.
“Asnjë njohje ndërkombëtare, për turp është paraqitja në marrëdhëniet ndërkombëtare.
U çu krejt populli e kritikojke Rita Orën që e ka përdor një flamur, ministrja jonë e jashtme i ka gabu flamurat, njeri që është i obliguar me mbrojt interesin e shtetit”, tha ai.