Mërgimtari dhe komentuesi i ngjarjeve në skenën politike vendore, Bruno Korçari ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi që sipas tij, tregon dy personat “fajtorë” për gjendjen e tanishme në Kosovë.
Në fotografi janë ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaç dhe ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Sipas tij, Thaçi e Veseli janë dy personat përgjegjës për vjedhjen e vendit, njollosjen e UÇK-së etj.
Postimi i plotë:
Këta dy njerëz, krejt çka posedojnë i kanë vjedhë, veç shkollën e ka ble.
Këta dy njerëz e vjedhën popullin, e njollosën emrin e UÇK-së, i shkatërruan ëndrrat e rinisë, i sollën çdo të keqe këtij vendi për interesa të veta.