Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas takimit që u zhvilluar në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.
Ky takim tashm ka përfunduar, por pa një marrëveshje të arritur.
Pozhari thotë se Kurti nuk e themelon Zajednicës, që po e kërkon me këmbëngulje Vuçiqi.
Sipas tij, opozita po kërkon rrëizimin e Kurtit që ta themelojnë vetë ata Zajednicën.
Postimi i plotë:
Albin Kurti nuk e themelon Zajednicën. Atë që me këmbëngulje po e kërkon Vuçiçi.
Opozita po kërkon rrëzimin e tij nga pushteti që ta themelojnë ata. Preteksti është se "kështu po kërkojnë ndërkombëtarët".
Mirëpo, nuk po e tregojnë të vërtetën e kryesore - janë lodh loçkat në opozitë, larg tenderëve, privilegjeve, pozitave. Edhe nuk kanë faj! Është hera e parë që ju bjen me qëndru në opozitë kaq gjatë. Janë hutu, nuk kanë ide si bëhet opozita! Herë po e fotografojnë njëri - tjetrin në foltore, herë po çohen me shpërnda grushte.
Duan pushtet, jo shtet!