Ka përfunduar takimi trepalësh mes përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Deri më tani vetëm presidenti i Serbisë është deklaruar për media e që sipas tij, bisedime disaorëshe përfunduan pa sukses.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka refuzuar të pranojë propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian
“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Pas tij do të deklarohej përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell.
Ky deklarim i tij ishte planifikuar të bëhet në orën 15:00, mirëpo në faqen zyrtare të BE-së tani është paralajmëruar të mbahet në orën 20:00.
Kurse kryeministri Albin Kurti ende nuk dihet se kur do të dal para mediave.