Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndërmarrë veprime të guximshme.
Ai ka thënë se janë 3 veprime të guximshme që duhte të ndërrmerren, dorëheqja e kryetarëe në veri të vendit, statutit i Asociacionit i propozua nga Qeveria dhe që Qeveria t’i bëjë ftesë Listës Serbe që të kthehet në Qeveri.
“Dalja nga kjo gjendje do të ishte me veprime të guximshme, dorëheqja e kryetarëve në veri, është statuti i Asociacionit i propozuar nga Qeveria dhe kuptohet një ftesë për kthim nga institucionet qendrore ndaj Listës Serbe.
Mund të themi që ata janë të këqinj, por janë të zgjedhur ata kanë mandat, Lista Serbe e ka përfaqësimin kushtetues”, deklaroi Haradinaj.
Këto deklarata Haradinaj i bëri pak para se të fillonte takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel.