Kryeministri i Kosovës ka propozuar një plan sekuencimi për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, në takimin e sotmën në kuadër të dialogut.
Në njërën nga pikat e propozimit të Kurtit është caktimi i kufirit me Serbinë brenda dy viteve.
“Marrëveshja zyrtarizon heqjen dorë formale të Serbisë nga të gjitha pretendimet etrritoriale ndaj territorit dhe kufijve të Kosovës dhe palët bien dakord për demarkacionin e kufirit në një periudhë dyvjeçare”, thuhet në nenin 2 dhe 3 të propozimit të Kurtit.
Kurti e publikoi propozimin e tij në rrjetin Twitter.
Shkruajti se “ishte i vetmi në tavolinë” dhe se kjo ishte “plani sekuencues” për zbatim të Marrëveshjes Bazë.
This is the sequencing plan for the implementation of the Basic Agreement I proposed today in Brussels. It was the only proposal on the table. pic.twitter.com/Uv3NH6OuTr
— Albin Kurti (@albinkurti) September 14, 2023