Imeri: U vërejt mungesë e mirëbesimit mes palëve në Bruksel, zgjidhja pothuajse nuk ekziston

Aktuale

Imeri: U vërejt mungesë e mirëbesimit mes palëve në Bruksel, zgjidhja pothuajse nuk ekziston

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 22:57
Dorajet Imeri

Analisti, Dorajet Imeri duke komentuar takimin e sotëm në Bruksel tha se është vërejtur mungesë e mirëbesimit mes palëve në dialog.

E për këtë Imeri tha se mundësia për të prodhuar zgjidhje është e ulët ose mungon.

“Unë vërej që sidomos tash është e dukshme, por edhe më herët palët nuk kanë aspak mirëbesim me njëra tjetrën dhe mundësia për të prodhuar zgjidhje kur palët kanë mungesë besimi është e ulët ose mungon. Ndërkaq tash e vërejë që kjo është thelluar edhe më tepër madje kryeministri Kurti, konsideron që qëndrimi i lehtësuesve të negociatorëve janë qëndrime të një pale. Në këtë rast dhe unë konsideroj që besimi me palën që i lehtëson bisedimet është aq i ulët, saqë pritshmëria për të prodhuar më vonë zgjidhje pothuajse nuk ekziston dhe madje kjo do të vijojë edhe në të ardhmen”, tha Imeri.

Tutje sipas tij, në bazë të deklaratave të sotme pas përfundimit të takimit, Imeri theksoi se do të kemi një presion të ri ndaj palëve.

“Çfarë unë shoh i bjen që fillimisht çështja e zgjedhjeve tashmë është e kryer, pra nuk është çështje më i bie që mundësia për të prodhuar zgjidhje tash për tash nuk ekziston, ndoshta së paku kjo është nga ajo çfarë ata se kanë parë presionin që do të i’u vie ditëve në vijim. Unë konsideroj që në ditët në vijim do të kemi një presion të ri ndaj palëve dhe nga kjo gjuha që e pamë nëpër deklarata do të mund të reduktohet në një proces që ndoshta do të fillojë nga mbajtja e zgjedhjeve në një të ardhme të parashikueshme ,nëse janë të interesuar palët për të mos marrë faturat e reja që vinë nga një proces sanksionesh që mund të mos jenë të largëta.”, shtoi ai.

Ndryshe pas përfundimit të takimit tripalësh në Bruksel, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas Borrell, Kurti nuk ka qenë i gatshëm që ta pranojë propozimin e bërë nga diplomatët evropianë, ndërsa Vuçiqi po.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat