Është mbajtur protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë.
Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit të EULEX-it, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it ditët e fundit, kur e kanë edhe sekuestruar telefonat e disa ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjareve të tyre.
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kjo protestë organizohet për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Me urdhër të Dhomave të Specializuara, EULEX dje ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha. Ndërkaq ditëve të fundit u ka sekuestruar telefonat personalë ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.
Ndryshe, OVL e UÇK-së e organizon këtë protestë për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.