Rrezik për eskalim të situatës në veri, Bajqinovci ‘godet’ BE-në – kjo është arsyeja

Aktuale

Rrezik për eskalim të situatës në veri, Bajqinovci ‘godet’ BE-në – kjo është arsyeja

Nga: A.M. Më: 16 shtator 2023 Në ora: 09:55
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj paralajmërimit të BE-së për mundësinë e eskalimit të situatës në very.

Ai beson se BE kur përmend eskalimin e ka fjalën për kriminelët e organizatave terroriste serbe.

“Andaj është mirë që kur të flitet për rrezikun e rieskalimit, të flitet edhe për shkaktarët e tij. Siç po thotë edhe Kryeministri Kurti, në veri nuk ka vullkan që të ketë shpërthim. Ka tentakula të Serbisë që nxisin eskalim”, shkroi ndër të tjera Bajqinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kur po flet BE-ja për rrezikun për rieskalim të situatës po besoj e kanë fjalën për anëtarët e tash organizatave terroriste të ashtuquajtura “Mbrojtja Civile” dhe “Brigadat e Veriut” të cilët po qëndrojnë në Kopaonik, dhe kriminelët tjerë ordiner që po qëndrojnë nëpër kazerma në Rashkë. Andaj është mirë që kur të flitet për rrezikun e rieskalimit, të flitet edhe për shkaktarët e tij. Siç po thotë edhe Kryeministri Kurti, në veri nuk ka vullkan që të ketë shpërthim. Ka tentakula të Serbisë që nxisin eskalim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat