“Kërkoj ndjesë”: Avni Dehari thotë se e shpërndau gabim statusin kundër Kurtit

Aktuale

“Kërkoj ndjesë”: Avni Dehari thotë se e shpërndau gabim statusin kundër Kurtit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:57
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari dhe Albin Kurti

Disa orë më parë, gazeta raportoi për një shpërndarje të një statusi kritik ndaj kryeministrit Albin Kurtit nga ana e dpeutetit të VV-së, Avni Dehari.

E pas raportimit të mediave, deputeti Dehari e ka fshirë postimin e tij.

Tash Dehari ka dalë me një sqarim, duke shkruar se e ka shpërndarë gabimisht, teksa ka kërkuar ndjesë për shqetësimin e shkaktuar.

“Të dashur qytetarë,

Kërkoj ndjesë për shqetësimin e shkaktuar sot paradite nga një shpërndarje e gabuar e një postimi. Këtë gabim e kam bërë duke dashur ta shpërndaj një postim për filmin "Ninullë", që u kushtohet të zhdukurve.

Kërkoj mirëkuptimin e mediave dhe lus që lajmet për të të shlyhen.

Faleminderit për mirëkuptim!” – shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat