Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka protestuar para selisë së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), duke e kritikuar për shqetësim të familjeve të veteranëve. Ata në shenjë revolte hodhën telefona në drejtim të objektit të EULEX-it.
Se kush po i realizon arrestimet, bastisjet dhe konfiskimit e telefonave, zyrtarët e EULË-it në Prishtinë janë përgjigjur për gazetën zvicerane Le Canton27.ch.
Zyrtarët e EULEX-it duke mos dashur të komentojnë protestën e djeshme të disa veteranëve dhe njerëzve partiak, thane së këto aksione nuk janë të tyre.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) respekton plotësisht lirinë e shprehjes dhe të drejtën për protestë paqësore, e cila është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.
“EULEX-i nuk ka mandat të kryej drejtpërdrejt kërkime apo operacione të tjera të ngjashme...”(EULEX doesn’t have the mandate to directly conduct searches or other similar operations) thanë zyrarët e EULEX për gazetën zvicerane Le Canton27.ch
Sipas zyrtarëve nga policia europiane në Kosovë “Në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës, EULEX-i ndihmon Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operative.”