Sot në Serbi ndodhi një shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes.
Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se ky është sabotimi i radhës që po ndodh në Serbi.
Sipas tij, e gjitha kjo ka ardhur nga elemntet ruse dhe ky veprim ka ndodhë si pasojë e spiunazhit sistematik rus brenda strukturave të sigurisë së Serbisë.
Postimi në Facebook:
Sabotimi i radhës në Serbi!
Sabotimi në industrinë ushtarake serbe nga elemente ruse dhe ky veprim ka ardhur si pasojë e spiunazhit sistematik rus brenda strukturave të sigurisë së Serbisë.
Pra në mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 në kompleksin e kompanisë “EDePro”, në Leshtani, ka ndodhur një shpërthim në makinën punuese për prodhimin e karburantit të raketave, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Pyetjet që duhet të ngrihen janë :
- A është ky veprim një mesazh për Presidentin e Serbisë?
- Ky sabotim është bërë nga struktura të jashtme apo të brendshme në Serbi?
- A do të kemi në fazën tjetër, në rast se Serbia largohet nga Rusia, tentativë për vrasjen e Aleksandër Vuqiqit?
Për të gjitha këto pyetje duhet të marrim përgjigjen për të parë parashikimet e rrezikut në vendet e Ballkanit.
Kujtojmë se Njësia 29155 e Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), në tetor të 2014-së kishte hedhur në erë depon e armeve në Vrbětice. Sipas autoriteteve çeke, operacioni kishte për synim sabotimin e kompanisë së armeve EMCO.
Ndërsa në vitin 2021 në Çaçak të Serbisë ka ndodhur një seri e eksplodimeve në fabrikën e municioneve “Sloboda”.
Modus operantit është i njejtë sikur 2021 ashtu tani !.