Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, ekipi i Let’s Do It Kosova ka ndërmarrë aksione konkrete për pastrimin e mjedisit në vendin tonë.
Në fokus të aktiviteteve të tyre ishte pastrimi i Liqenit të Badovcit, ku me ndihmën e dhjetëra aktivistëve dhe vullnetarëve, u larguan mbi 150 thasë mbeturina.
Sipas organizatës, ky ishte vetëm një nga aksionet që janë organizuar në të gjithë Kosovën gjatë këtyre dy ditëve, ku mijëra vullnetarë, përfshirë nxënësit e shumë shkollave dhe mbështetjen e komunave vendore, kanë dhënë kontributin e tyre për një mjedis më të pastër.
Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën kërkon për një angazhim më të madh nga institucionet vendore dhe qytetarët e Kosovës për të mbështetur dhe vazhduar këto nisma mjedisore.