Autoritetet gjermane kanë ekstraduar sot në aeroportin e Prishtinës një të dyshuar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Media raporton se bëhet fjalë për 22 vjeçarin L. Tusha, i cili u arrestua në Gjermani disa ditë më parë.
Tusha iu dorëzua sot Policisë së Kosovës, pas më shumë se një viti pasi kishte kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Tusha, në bashkëpunim me H.Q, duke përdorur armë zjarri, dyshohen të kenë privuar nga jeta 31 vjeçarin H.B, teksa plagë të rënda trupore i kanë shkaktuar 34 vjeçarit K.B.
Konflikti ka ndodhur më 10 maj të vitit të kaluar në vendin e njohur si “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik.
Shpallja në kërkim e Tushës ishte bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, teksa nën dyshimin se ai kishte dalur jashtë vendit, Gjykata Themelore e Ferizajt kishte vendosur të lëshonte letër-rreshtim ndërkombëtar.
Indeksonline raporton se Tusha është dërguar në paraburgim prej 30 ditësh, me të arritur në Kosovë.
Në kërkim vazhdon të mbetet bashkëpuntori i tij, po ashtu i dyshuar në këtë rast, H.Q.