Mefail Bajqinovci kritikon kreun e Prishtinës për punën e mbeturinave

Aktuale

Mefail Bajqinovci kritikon kreun e Prishtinës për punën e mbeturinave

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 19:35
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinoci ka publikuar disa fotografi afër shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë dhe stacionit të autobusëve rrugës për Gërmi, ku kontejnerët e mbeturinave shihen të stërmbushura

Bajqinovci tha se ky është “përparimi impresiv i Prishtinës, nën drejtimin e talentit të zbuluar rishtazi të Përparim Ramës”

Tutje, ai tha se kjo nuk është instalacion, por është Prishtinë e rrugës së re.

“Përparimi impresiv i Prishtinës, nën drejtimin e talentit të zbuluar rishtazi të Përparim Ramës. Tash, jam duke ecur pranë shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë dhe stacionit të autobusëve rrugës për Gërmi. Nuk është instalacion. Është Prishtina e rrugës së re“, shkroi Bajqinovci në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat