Një vetaksident i rëndë ka tronditur mbrëmë Podujevën.
Media raporton se një veturë është vetaksidentuar në rrugën Sfeqël-Shajkovc, ku tre persona pësuan lëndime trupore.
Dy nga ta nuk u bënë ballë këtyre plagëve, duke ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Q. Boshnjakun, 28 vjeçar dhe U. Mehmetin, 42 vjeçar.
I lënduar rëndë nga ky aksident ka mbetur një tjetër pasagjer.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur” tha Ahmeti.

Tutje, zëdhënësja e Policisë njoftoi se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa njësitet relevante nga Njësiti i trafikut po merret me zbardhjen e rastit.