“Kjo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Kosovës”, Kraki mbështet fuqishëm Kurtin - ironizon ‘keq’ me këta persona

Aktuale

“Kjo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Kosovës”, Kraki mbështet fuqishëm Kurtin - ironizon ‘keq’ me këta persona

Nga: A.M. Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:34
Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka mbështetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe qasjen e tij ndaj Serbisë dhe dialogut.

Ai në një postim në Facebook kritikoi përfaqësuesit ndërkombëtarë, ish-udhëheqësit e Kosovës dhe ata që kritikojnë dhe kundërshtojnë Kurtin në përballjen e tij me Vuçiqin.

Kraki u shpreh se gjëja më e mirë e ndodhur në Kosovën e pavarur ishte largimi i bandave politike e kriminale nga pushteti në shkurt te vitit 2021.

Krahas kësaj, ai kërkoi që të mos i marrin për bazë “vajtimet e disave e as nga lehjet e disa tjerëve për kinse “shpëtimin e Kosovës””.

“Albin Kurti nuk është i përkryer. Albin Kurti gabon dhe ka gabu, por Albin Kurti kurrën e kurrës nuk e tregton fatin e Kosovës për shpëtimin e klaneve kriminale me qëllim vazhdimin e kapjeve e vjedhjeve masive. Prandaj Albini meriton mbështetje për qasjen ndaj Serbise dhe dialogut. Diplomatët endacakë duhet të injorohen sa herë flasin me ide serbe. Amerikanët antiamerikanë duhet të injorohen sa herë bëhen një me bandat siç ndodh në Shqipëri”, shkroi ndër të tjera Kraki, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Le t’kujtohet e kurrë mos t’harrohet që gjëja më e mirë e ndodhur në Kosovën e pavarur ishte largimi i bandave politike e kriminale nga pushteti në shkurt te vitit 2021.

Atë ditë, siç e kam shkru e thënë shpesh, ka ndodhë shpëtimi i Kosovës edhe si shtet edhe si aspiratë e jona njëshekullore.

Atë ditë është mbyllë cikli i zhbërjes së Kosovës e bashkë me të edhe cikli i zhvatjeve kriminale të sistemuara ne metodë qeverisese.

Kush është i çmendur pas skenareve apokaliptike të stilit « fundi i botës » ose horror « të stilit The Ring », le ta imagjinojë për një moment Kosovën sot në duart e atyre që nga banda zhvatësish janë kthyer në armiq të shtetësisë së Kosovës dhe mbrojtës të interesave serbe ne Ballkan. Dhe kur të jeni thellë në paramendime, shkoni edhe pak më larg dhe imagjinojeni batonin me argatë duke u brengos për Kosovën. Ky do ishte ne fakt halucinacion, stad bregoses diku ne mes imagjinates dhe çmendurisë.

Mbyllni sytë e imagjinojeni kohën kur kryeministra e presidentë të Kosovës e merrnin botën n’sy me fushatat « jemi gati per vendime të vështira » edhe pse pavarësia kishte nja 10 vite që ishte shpallë e lufta nja 20 që kishte mbraru me largimin definitiv të Serbisë nga Kosova.

Hapni tash sytë e mos u mashtroni nga vajtimet e disave e as nga lehjet e disa tjerëve për kinse « shpëtimin e Kosovës ».  Kosovën s’e shpëtojnë ata që bëjnë fushata politike e mediatike për t’i dhënë diçka Serbisë. As ata që për një shekull rresht, familjarisht, iu kanë shërby kauzave serbe e jugosllave brenda Kosovës. Kosovën e shpëton këmbëngulja e pakompromis për shtet funksional, larg ndikimit serb dhe poashtu larg bandave kriminale të politikës së deridjeshme.

Albin Kurti nuk është i përkryer. Albin Kurti gabon dhe ka gabu, por Albin Kurti kurrën e kurrës nuk e tregton fatin e Kosovës për shpëtimin e klaneve kriminale me qëllim vazhdimin e kapjeve e vjedhjeve masive. Prandaj Albini meriton mbështetje për qasjen ndaj Serbise dhe dialogut. Diplomatët endacakë duhet të injorohen sa herë flasin me ide serbe. Amerikanët antiamerikanë duhet të injorohen sa herë bëhen një me bandat siç ndodh në Shqipëri p.sh.

Thënë ndryshe, Kosovën mund ta shpëtojë çdokush përveç bandave politike dhe mediave kriminale që sot janë argatë të Serbisë, me ose pa vetedije.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat